Fadil Pullumbi (Aga) 1918 –1997

Fadil Pullumbi është pjesë e piktorëve realistë shqiptarë të traditës në historinë e artit shqiptar të shekullit 20-të. Ai mund të renditet si një nga piktorët akuarelistë më të spikatur në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, duke na lënë në këtë teknikë një koleksion punimesh me vlerë në gjini të ndryshme, ku dallohet mbi të gjitha dashuria dhe përkushtimi i artistit ndaj natyrës dhe njeriut të thjeshtë.

Duke mos u angazhuar në temat “e mëdha” të socializmit, në koleksionin e punimeve të Fadil Pullumbit gjejmë imazhet e një Shqipërie tjetër, ku përparësi merr jo politika dhe propaganda, por dashuria për natyrën shqiptare, për njeriun e thjeshtë dhe subjektet e tjera jetësore, që ai i zgjedh ashtu siç janë, pa zbukurime ose idealizime.

Ai u ndikua në krijimtarinë e tij nga shkolla italiane realiste-romane e viteve ’40 të shekullit të 20-të.

Fadil Pullumbi (Aga) u lind në Tiranë më 12 mars 1918, në një familje të thjeshtë qytetare tiranase. Familja e Fadilit është marrë kryesisht me zejtari. Haki Aga, babai i tij, ka punuar si berber, kurse e ëma, Mereme, ka qenë shtëpiake. Për arsye shëndetësore të dy prindërit e familjes së Fadilit kanë vdekur të rinj, duke i lënë jetimë pesë fëmijët e vegjël (katër djem dhe një vajzë), të cilët u rritën të ndarë ndër familjarë.

Fadili u rrit nga familjarët e nënës me mbiemër Pullumbi dhe në respekt të tyre ai mbajti këtë mbiemër. Prandaj edhe sot, pinjollët e familjes Haki Aga, megjithëse i përkasin të njëjtit trung gjenealogjik, mbajnë mbiemra të ndryshëm. Për shkak të dialektit, në disa punime të piktorit është përdorur mbiemri Pullumi, Pllumi ose ka raste kur ai shkruhet edhe Pëllumbi.

Për më tepër …
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s